Presidenti Begaj dhe homologu nga Estonia ndjekin një stërvitje për sigurinë kibernetike

Presidenti Bajram Begaj së bashku me homologun nga Estonia, Alar Karis ndoqën një stërvitje për sigurinë kibernetike, të organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike estoneze dhe Cybexer Technologies.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Reagimi i Shpejtë i Sigurisë Kibernetike për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut” financuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo stërvitje tregon për angazhimin e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet dhe aftësitë kibernetike. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ka dhënë një kontribut tejet të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e këtyre kapaciteteve.

Projekti i prezantuar në Europe House synon të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërinë kibernetike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, sipas standardeve më të mira evropiane. Ky prezantim shënoi edhe etapën e fundit të vizitës shtetërore të Presidentit të Estonisë në vendin tonë.

SHKARKO APP