Presidenti Begaj dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, vizitë në Pustec dhe në Pogradec
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ditën e dielë, më 23 korrik 2023, vjen në Shqipëri për një vizitë pune, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Të dy presidentët do të zhvillojnë një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku të shoqëruar nga autoritetet vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, do të vizitojnë qytetin e Pustecit dhe do të takohen me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon.
Gjithashtu, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dypalësh dhe do të vizitojnë Shtëpinë Muze Sterjo Spasse në Gollomboç.
Më pas të dy Presidentët do të vizitojnë edhe disa prej atraksioneve turistike të Pustecit dhe vijojnë për një vizitë të shkurtër në qytetin e Pogradecit.