Presidenti Begaj dhe Presidentja Osmani marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik.

Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike niset për në rrugëtimin e saj të fundit. Fillimisht arkivoli do të dërgohet në Kishën e Uestministerit, ku do të mbahet një shërbesë fetar në të cilin do të marrin pjesë mijëra persona, më pas në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat.

Në ceremoninë e funeralit do të jenë dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.

Dita e varrimit pritet të jenë emocionale për shumë britanikë dhe ceremoni të tilla varrimi shtetëror Britania nuk ka organizuar qe 60 vjet, përkatësisht që nga varrimi i Wiston Churchill.

Qindra mijëra persona pritet të dalin në rrugët e Londrës nëpër të cilat do të kalojë arkivoli i Mbretëreshës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkes. Ndërkaq, miliona të tjerë në mbarë botën pritet të përcjellin ceremoninë mortore përmes transmetimeve të drejtpërdrejta.REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?