Presidenti Begaj: Drejtësia e re nuk është anonime, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur

Presidenti Bajram Begaj, shprehet se drejtësia e re nuk është anonime, dhe se kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur. Përmes një postimi në Facebook, Begaj nënvizon se ”Gjyqtarët dhe prokurorët tanë, të cilëve u është besuar ky transformim, duhet të jenë simbol i ndershmërisë dhe drejtësisë. Së bashku ju garantoni ripërtëritjen e shpejtë të sistemit me magjistratë profesionistë dhe me integritet të lartë”.

Postimi i plotë

Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën, kurajën dhe energjinë të punojë, të përballet e të triumfojë kundër krimit. Për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë. Kjo duhet përgëzuar dhe mbështetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtarët dhe prokurorët tanë, të cilëve u është besuar ky transformim, duhet të jenë simbol i ndershmërisë dhe drejtësisë. Së bashku ju garantoni ripërtëritjen e shpejtë të sistemit me magjistratë profesionistë dhe me integritet të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtësia e re nuk është anonime. Ajo mban fytyrën, paanësinë, pastërtinë morale dhe ndershmërinë profesionale të secilit prej jush. Sistemi është juaji. Mbajeni të pastër atë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?