Presidenti Begaj i uron mirëseardhjen Bill Clinton: Mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë
Presidenti Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhjen ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton, i cili ka mbërritur sot për herë të parë në Shqipërisë. Begaj thekson se Shqipëria dhe shqiptarë do ti jenë përjetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për kombin tonë, dhe në veçanti për Kosovën.
”Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.
Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!’- shkruan Begaj.