Presidenti Begaj: Kemi bërë hapa përpara në Reformën në Drejtësi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij për 25-vjetorin e Kushtetutës, është shprehur se shpallja e saj pas rënies së komunizmit ishte jehonë e përpjekjeve në shekuj për të ndërtuar një shtet modern.

Gjithashtu Begaj tha se Parimi i shtetit të së drejtës, është një element themelor i sanksionuar në preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe se përbën kusht të domosdoshëm për një shoqëri të lirë dhe demokratike.

“Kushtetuta e vitit 1998 është shprehje e aspiratës për një Shqipëri demokratike e shtetit tonë. Një rol të veçantë ka luajtur komisioni i Venecias duke thënë ndër vite opinione dhe këshillime të rëndësishme. Shpallja e Kushtetutës së parë pas rënies s diktaturës u bë ditën e pavarësisë, duke hedhur themelet e shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ishte jehonë e përpjekjeve tonë në shekuj për të ndërtuar një shtet modern. Parimi i shtetit të së drejtës, është një element themelor i sanksionuar në preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë. Ky parim përbën një kusht të domosdoshëm për një shoqëri të lirë dhe demokratike”, tha Begaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?