Presidenti Begaj konferencë të përbashkët me Presidenten Osmani: Lidhja jonë e pandashme

Presidenti Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kanë mbajtur një konferencë për mediat nga Prishtina.

Presidenti shprehu falënderimet për pritjet e ngrohtë dhe vëllazërore ndërsa tregoi bisedën që zhvilluan për qëndrimet dhe vizionin e dy vendeve.

Jam i nderuar të jem në Prishtinë, në vizitën time të parë si President– dhe kjo jo thjesht në respekt të traditës, por si një simbolikë e natyrshme, që mishëron lidhjen tonë të pandashme dhe të pandryshueshme – e vulosur nga historia, gjuha jonë e përbashkët dhe heronjtë tanë ndër shekuj. Dy dialekte dhe një gjuhë, dy Republika dhe një komb, kjo është harta jonë e përbashkët patriotike me destinacion Brukselin dhe bashkimin tonë në aleancën EuroAtlantike”, tha Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Presidentja Osmani, në fjalën e saj deklaroi se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës, aty ku nuk ka përfaqësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uroj Shqipërinë për arritjet në rrugën drejt BE. Ne në Kosovë u gëzohemi arritjeve të Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha periudhat, ndërkohë keni qenë zëri ynë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar“, tha ndër të tjera Osmani.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?