Presidenti Begaj: Mbështes punën e qeverisë, por njoh vlerat e Opozitës

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj mbajti fjalimin e tij të parë në Kuvend, pas betimit. Begaj tha se njihte, mbështeste dhe respektonte punën e qeverisë, por sipas tij përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim.

Por Begaj shtoi se njeh, mbështet dhe respekton Opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të çmonte bashkëpunimin para konfliktit.

“Në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mirë. Ne kemi nevojë të ridimensionojmë besimin publik i cili përbënshtyllën e funksionimit të shtetit dhe shpirtin e harmonisë së një kombi. Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e të shkuarës dhe të tashmes, të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut dhe bashkëjetesës”.

SHKARKO APP