Presidenti Begaj mbledh sot për herë të parë Këshillin e Sigurisë. I pranishëm edhe Rama

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pritet të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtar për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e Presidencës.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, si dhe të tjerë.

SHKARKO APP