Presidenti Begaj: Mbretëresha Elisabeth II, monarke me forcë e guxim të pamasë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Begaj shkruan se Elisabeth ishte një mbretëreshë me zemër të madhe që do mbahet mend me admirim.
“Ngushëllime të ndjera Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuellthit për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabet II.
Ajo ishte një mbretëreshë me zemër të madhe, forcë e kuraje te jashtëzakonshme dhe do të kujtohet gjithnjë me respekt dhe admirim”, shkruan Begaj.