Presidenti Begaj me homologun italian: Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka mbajtur një konferencë për shtyp me homologun Italian Sergio Mattarella gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

Begaj u shpreh se kanë diskutuar për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërsa kërkoi që vendet e BE të mbështesin Ballkanit drejt integrimit në union për të penguar influencën nga aktorë të jashtëm.

I kërkova presidentit mbështetje që marrëveshjet dy palëshe të përmbyllen sa më parë. Një fushë e rëndësishme për të cilët diskutuam është ajo ndërmjet agjencive ligjzbatuese në fushën kundër krimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet tona bashkëpunojnë me një sërë nismash rajonale si Ballkani i Hapur, të cila forume të rëndësishme. E falenderova mikun e nderuar për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë në OSBE dhe Këshillin e Sigurimit. Ndajmë një politikë të jashtme në promovimin e stabilitetit. Biseduam për rëndësinë e ruajtjes së peshës në NATO dhe BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

BE duhet të ndihmojmë Ballkanin për të mos lënë hapësira influence nga aktorë të jashtëm. E falenderova për mbështetjen që shteti Italian i ka dhënë Kosovës për sigurinë, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë”, deklaroi Begaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?