Presidenti Begaj mirëpret për herë të parë në Tiranë Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të mirëpresë në Tiranë, nesër në datën 15 nëntor 2022, Presidentin e Azerbajxhanit, Sh.T.Z. Ilham Aliyev, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë.

Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.

Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambjentet e Pallatit të Brigadave.

Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.

Aktiviteti do të transmetohet live me regji qëndrore të TVSH dhe përfaqësuesit e mediave që do të marrin pjesë në këtë aktivitet duhet të jenë të pranishëm në Pallatin e Brigadave në orën 09:30.

SHKARKO APP