Presidenti Begaj në Bruksel: Politika e dyerve të hapura dhe zgjerimi i NATO-s kanë qenë sukses historik

Presidenti Begaj ka thënë në Bruksel politika e dyerve të hapura dhe zgjerimi i NATO-s kanë qenë sukses historik dhe kanë forcuar Aleancën.

Ju në fjalën tuaj e cilësuat detyrim zgjerimin e NATO-s me Suedinë dhe Finlandën, nga ana tjetër ju shprehët bindjen tuaj se është koha e duhur për të anëtarësuar edhe Republikën e Kosovës në NATO. Mendoni se është e domosdoshme anëtarësimi i Kosovës ndërkohë që NATO është prezente nëpërmjet KFOR-it?

“NATO është prezent në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë me praninë e KFOR-IT. KFOR është histori suksesi, një garantues i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe siguria në rajon, siguria në Shqipëri, në Kosovë është siguri për Europën, siguri për NATO-n.

Mendoj që Kosova është prej 15 vjetësh një shtet i pavarur i cili po punon përditë
për të ndërtuar një shtet ligjor me një vizion të qartë Euro-Atlantik. Shqipëria mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj, në proceset e anëtarësimit, në organizatat ndërkombëtare apo rajonale.

Një nga këto është edhe NATO, prandaj unë mendoj që përveç prezencës së KFOR-it, Forca e Sigurisë së Kosovës duke qenë prezent në misione të ndryshme ndërkombëtare besoj se do të ishte vlerë e shtuar e Aleancës.

Traktati i Washington-it na ka bërë të mundur që Aleanca është krijuar mbi disa
parime dhe vlera për të cilat çdo politike e dyerve të hapura do të bëj mundur që çdo vend si Finlanda, si Suedia apo Kosova do të sjellin vlera të shtuara për Aleancën”, ka thënë Begaj në përgjigjen e tij.

SHKARKO APP