Presidenti Begaj nis nesër vizitën në Itali, pritet të takohet me Mattarellën dhe komunitetin arbëresh

Presidenti Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali në datat 26-27 maj 2023 me ftesë të homologut italian, Sergio Mattarella. Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga Mattarella ndërsa më pas do të zhvillojnë bisedime të veçanta dhe të zgjeruara në Pallatin Quirinalle.

Sipas njofotimit, në qendër të bisedimeve do të jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera e shumëdimensionale dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e vyer e Italisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera që lidhe me interesin gjeopolitik.

Gjatë qëndrimit në Romë, presidenti do pritet në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana. Në ditën e dytë të vizitës, Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?