Presidenti Begaj: ”Open Balkan” duhet përkrahur. Liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës i vonuar

Presidenti shqiptar Bajram Begaj në intervistën e parë televizive në Kosovë, ndër të tjera, tha se nisma rajonale ”Open Balkan” duhet të përkrahur dhe që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhen të përfshihen.

Është Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina që nuk janë pjesë e nismës, theksoi Presidenti shqiptar. Kurse nga ana tjetër, tha se liberalizimi i vizave është i vonuar, dhe që është një e drejtë e mohuar e qytetarëve të Kosovës. Begaj foli mes të tjerash edhe mbi tensionet në veri të Kosovës, të nxitura nga marrëveshja për targat.

“Situata e krizës së 31 korrikut ishte vërtetë serioze. Dua të falenderoj Kosovën dhe politikanët për zgjidhje të konfliktit me maturi e mirëkuptim. Vetëm bisedimet janë garant i sigurisë së Kosovës me mbështetjen e aleatëve strategjikë BE-SHBA. Do të sigurojmë që sovraniteti dhe integriteti territorial si dhe statusi i pavarur të mos ndryshojë. Për këtë Kosova ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë”, tha Begaj.

Presidenti shtoi se vizitat që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë nesër me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe dialogu pas dy ditësh në Bruksel, janë të rëndësishme.

SHKARKO APP