Presidenti Begaj për ndarjen nga jeta të Zef Dedës: Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të artistit të mirënjohur, Zef Deda.

Begaj shkruan se sot u shua një ikonë e humorit dhe se lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran.

“Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda! Lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran.

Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve edhe në momentet e vështira”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.

SHKARKO APP