Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë

Presidenti Bajram Begaj, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës së Perusë, jo rezident në Shqipëri, Arturo Javier Arciniega Calderon. Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Begaj i përcolli ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Gjithashtu presidenti priti sot ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, jo rezidente në Shqipëri, Zaina Benhabouche. Gjatë takimit me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis dy vendeve.

Kreu i shtetit priti sot edhe ambasadorin e Republikës së Koresë, jo rezident në Shqipëri, Juseong Lim, të cilit i pranoi Letrat Kredenciale. Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. “Shqipëria, theksoi Presidenti i Republikës, është e gatshme të mirëpresë një prani të investitorëve në zhvillimin e projekteve ekonomike, si në infrastrukturë, energji, inovacion dhe programe kompjuterike”.

SHKARKO APP