Presidenti Begaj pret drejtoreshën e Korpusit të Paqes: Përkushtim dypalësh për promovimin e zhvillimit

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn. Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.

Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvilluar bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit.

Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.

SHKARKO APP