Presidenti Begaj pret ministrin Konaković: Forcim i marrëdhënieve ekonomike me Bosnje Hercegovinën

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të hënë në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković.

Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se, Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i shtetit përgëzoi për rihapjen e ambasadave respektive si edhe përparimin e Bosnjes dhe Hercegovinës drejt integrimit evropian me vendimin e marsit të shkuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Bosnie dhe Hercegovinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?