Presidenti Begaj pret në takim kreun e OSBE në Tiranë: Partitë politike të demonstrojnë vullnet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur sot në një takim kreun e ri të Pranisë së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera.
Në takimin e sotëm me Kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis, vlerësova rolin e deritanishëm të kësaj organizate si dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.
Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkuruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara“, shkruan Begaj në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?