Presidenti Begaj pritet në Prishtinë nga Presidentja Vjosa Osmani
Aktualitet Politikë E Hënë, 15 Gusht 2022 10:19
Vizitën e parë presidenti i ri i Shqipërisë Bajram Begaj po e zhvillon në Kosovë.
Ka nisur në Prishtinë, ceremonia shtetërore e pritjes së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Kryetarja e shtetit Vjosa Osmani ka udhëhequr ceremoninë.
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë një takim me Presidentin Begaj dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.
KOHA JONË SONDAZH

