Presidenti Begaj pritet nga Imzot Arjan Dodaj: Njerëzit duhet të risjellin shpresën

Me rastin e Krishtlindjes, presidenti Bajram Begaj është pritur nga Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, si dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Shqipëri. “Thirrja e djeshme, ku Ati i Shenjtë kërkoi nga njerëzit që të bëjnë diçka të mirë për të risjellë shpresën, vjen e fortë dhe domethënëse për të gjithë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm”.

Postimi i plotë

Me rastin e festës së Krishtlindjes, vizitova sot Katedralen Katolike në kryeqytet dhe i shpreha urimet më të përzemërta Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, si dhe të gjithë besimtarëve katolikë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ditë e veçantë zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, familja dhe te besimi!

Swiss Digital Mobile Reklama

Thirrja e djeshme, ku Ati i Shenjtë kërkoi nga njerëzit që të bëjnë diçka të mirë për të risjellë shpresën, vjen e fortë dhe domethënëse për të gjithë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?