Presidenti Begaj pritet nga Janullatos dhe uron shqiptarët: Paqe, solidaritet dhe shumë shpresë

Presidenti Bajram Begaj dhe familja e tij, këtë të dielë të Krishtlindjes janë pritur nga kryepeshkopi Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse. Mesazhi që përcjell kreu i shtetit për shqiptarët është për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë. “Një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë”.

Postimi i plotë

Së bashku për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse, urova Kryepeshkopin për festën e Krishtlindjes, një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, përfitova nga rasti të uroja Fortlumturinë e Tij, që pak kohë më parë celebroi 50 vjet si Kryepeshkop. Le të jenë këto festa sa më të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?