Presidenti Begaj shkon në ambasadën e Italisë, mesazh ngushëllimi për Berlusconin: Do ta kujtojmë me nderim

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ishte sot në Selinë e Ambasadës Italianë në Tiranë, ku ngushëlloi nëpërmjet një mesazhi qeverinë dhe popullin Italian për ndarjen nga jeta të ish Kryeministrit Silvio Berlusconi.

“Ndarja nga jeta e ish-Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi më hidhëroi shumë. Italia humbi një politikan e sipërmarrës të suksesshëm e me shumë influencë, por edhe shqiptarët humbën një mik të mirë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të afërmve të Kryeministrit Berlusconi, si dhe autoriteteve e popullit italian. Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë Kryeministrin Berlusconi, me nderim e respekt, për gjithçka ai bëri ta. U prehtë në paqe!”, shkruan presidenti Begaj.

Silvio Berlusconi u nda nga jeta mëngjesin e së hënës në moshën 86-vjeçare. “Kavalieri” u shtrua të premten në spitalin San Raffaele në Milano për shkak të leucemisë dhe infeksionit në mushkëri dhe shëndeti i tij u përkeqësua, për pasojë humbi jetën dy ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?