Presidenti Begaj takim me liderët e Procesit të Brdo-Brijunit! Në fokus Integrimi dhe zgjerimi i BE-së

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj do të niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera në Procesin e Brdo-Brijunit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?