Presidenti Begaj takim me të moshuarit në fshatin Togëz: Meritojnë çdo shërbim të nevojshëm
Presidenti Bajram Begaj është takuar me një grup të moshuarish në fshatin Togëz, në Librazhd. Në këtë takim, Presidenti Begaj u shpreh se:
“Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten.”
Presidenti Begaj apeloi për më shumë dashuri e vëmendje ndaj tyre: ”Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim të nevojshëm për të patur një jetesë sa më cilësore.”