Presidenti Begaj takime në Delvinë: Kush ka detyrë publike, duhet të dëgjojë qytetarin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një seri takimesh në Delvinë ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal, të biznesit, etj.

Gjatë takimit me Kryetaren e Bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, Presidenti Begaj u ndal tek sfidat dhe problematikat që ka qyteti i Delvinës.

“Delvina është një qytet me vlera në historinë e Shqipërisë, me vlera në kulturën shqiptare dhe vizita ime sot është shenjë e rëndësisë që ka ky qytet dhe kjo bashki. Me kryetaren diskutuam rreth çështjeve që e shqetësojnë më shumë komunitetin e Delvinës, bashkisë së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e rëndësishme që çdonjëri nga ne që ka një detyrë publike duhet të dëgjojë qytetarin, të kujdeset për shqetësimet që ata kanë dhe të ndikojë në mirëqënien e jetës së qytetarit”, tha Presidenti Begaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?