Presidenti Begaj takon Osmanin në Mal të Zi: Do të loboj për njohjet e reja të Kosovës

Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologen e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit. Në një postim në X, kreu i shtetit shqiptar thekson se do të vijoj të lobojë për njohjet e reja të Kosovës edhe si pjesë e organizatave ndërkombëtare.

“Me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në një takim të përzemërt e vëllazëror. Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare”.

Kreu i shtetit theksoni gjithashtu edhe bashkëpunimin për hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit. “Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, tha Begaj.

SHKARKO APP