Presidenti Begaj takon Yuri Kim: Partneriteti ynë është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë

Bajram Begaj ka zhvilluar takimin e parë si President i Shqipërisë dhe pikërisht është me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Begaj shkruan në një postim në facebook, se për të partneriteti i Shqipërisë dhe SHBA është shumë i çmuar për formimin e demokracisë.

“Partneriteti i SHBA dhe Shqipërisë është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane Yuri Kim hap rrugën drejt angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. Shqipëria dhe SHBA krah për krah”, shkruan Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?