Presidenti Begaj: Të ikim nga politika e konfrontimit, ta zëvendësojmë me atë të dialogut

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalimin e parë pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë, tha se detyra vjen në një moment historik të vendit, që lidhet me çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Është një përgjegjësi që vjen në një moment historik. Shqipëria evropiane, sot premtim e nesër realitet. Shqipëria evropiane, Shqipëria e Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës. Shqipëria evropiane është kurora e ëndrrës historike të popullit shqiptar. Në tryezën e dialogut, për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si shtet. Mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim. Mbështes dhe e respektoj opozitën, por të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit. Të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve”.

Po ashtu Presidenti Begaj tha se politika në vend duhet ti iki konfrontimit dhe të zëvëndësojë me politikën e dialogut.

“Do të insistoj gjithmonë për bashkëpunim mes forcave politike. Konflikti nuk është shërbyer i mirë! Të krijojmë ura lidhëve midis shtetasve dhe sheti. Vendi ka nevojë për unitet dhe të gjithë bashkë ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur”.

SHKARKO APP