Presidenti Begaj thërret në takim krerët e grupeve parlamentare
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur ditën e sotme në një takim krerët e grupeve parlamentare.
Kreu i shtetit nisi sot konsultimet lidhur me datën e zgjedhjeve vendore që do të mbahen në vitin 2023.
Mësohet se mëngjesin e sotëm Begaj ka takuar deputetin e PD, Oerd Bylykbashin.
Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet duhet të mbahen mes datave 15 prill-15 maj. Ndërkohë në media thuhet se Presidenti do të dekretojë 14 maijin si datën për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
Ndërsa ditën e djeshme presidenti Bajram Begaj pati një takim me kryeministrin Rama.
KOHA JONË SONDAZH

