Presidenti Begaj uron 101-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar 101-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim të bërë në Facebook, Begaj shkruan se sot shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta.

Reagimi i plotë:

Në këtë 101 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta!

Përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës.

Gëzuar 101 vjetorin e miqësisë me SHBA-në, partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

SHKARKO APP