Presidenti Begaj uron Mark Rutte: NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar dhe e fortë

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Mark Rutte për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Në mesazhin e urimit, Begaj shprehu besim se nën drejtimin e Rutte, Aleanca do të jetë e fortë, e bashkuar dhe gjithëpërfshirëse. ”Shumë urime Mark Rutte, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se në drejtimin e tij, NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar, e fortë”, shkroi Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X. Mark Rutte mori të martën zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë.

SHKARKO APP