Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, do pritet nga Papa Françesku

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nis sot një vizitë zyrtare në Vatikan, ku së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, do të priten në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që Presidenti Begaj, të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

SHKARKO APP