Presidenti Biden rrëzohet në mes të skenës (VIDEO)

Presidenti Joe Biden është rrëzuar në mes të skenës teksa shpërndante disa diploma në Universitetin e Forcave Ajrore në Kolorado.

Pas shqetësimit në rrjet, mbi shëndetin e tij, Shtëpia e Bardhë ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan se “Presidenti është mirë. U pengua nga një thes me rërë në skenë”.

Kjo nuk është hera e parë që Biden humbet ekuilibrin. Njëherë ra nga biçikleta, kurse herën tjetër nga shkallët e avionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biden ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme dhe kjo e shton shqetësimin e njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?