Presidenti: Çdo pikë gjaku që derdhet në fushatë është përgjegjësi personale e Ramës, e Ardi Veliut e drejtorëve lokale të policisë

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta deklaroi se çdo pikë gjaku që derdhet në fushatë është përgjegjësi e kryeministri dhe krerëve të policisë.

Në një intervistë për TV Skampa në Elbasan, kreu i shtetit tha se drejtuesit e institucioneve do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Çdo pikë gjaku që derdhet në fushatë është përgjegjësi personale e Edi Ramës, e Ardi Veliut e drejtorëve lokale të Policisë. Nuk është një shembull i Partisë Socialiste, sepse Partia Socialiste ka qenë shembull i demokracisë dhe i zgjedhjeve të brendshme. Është Partia Socialiste që e bëri Kushtetutën me referendum, kjo e sotmja nuk është Parti Socialiste”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit duke folur për incidentet gjatë fushatës.

Lidhur me skandalin e të vjedhjes së qytetarëve, Presidenti u shpreh: “Unë i kam në fakte të gjitha ato që shpreh. Sot unë kam marrë në mbrojtje një biznesmen të ndershëm i cili nga sot është marr në mbrojtje nga unë sepse ka bërë një denoncim të rëndë. I kam kërkuar dhe mbrojtjen e tij nga Policia. Kjo situatë po krijohet se ‘peshkaqenët e mëdhenj’, ata të dosjes së Shijakut dhe Dibrës janë ende në të lirë dhe nuk po kapen. Por në 25 prill, këta do të kapen nga ‘rrjeta’ e popullit shqiptar. Ndryshimi fiton me 25 prill mbi 90 mandate”.

SHKARKO APP