Presidenti: Çdo qytetar që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për qeverisjen

Presidenti Ilir Meta ka ripublikuar në Facebook thirrjen e tij për qytetarët dhe pjesëmarrjen e tyre në votime.
Në takimin e mbajtur një ditë më parë, me shoqërinë civile kreu i shtetit u shpreh se media, institucionet dhe gjithë aktorët e shoqërisë duhet të ndërgjegjësojnë shqiptarët për rëndësinë që ka pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.
“Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë që në një sistem demokratik, fuqia e çdo qytetari është vota e tij. Kjo është një fuqi që ai duhet ta tregojë dhe tek e cila duhet të ketë besim. Çdo demotivim, çdo përgjumje, çdo indiferencë , pa dyshim, nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por nuk i shërben as vetë qytetarit. Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij”,- tha kreu i shtetit.

SHKARKO APP