Presidenti dekoron personalitetet Burhan Çelo, Luigjina Kodheli, Athanas Stani, Teki Kaltani dhe Meropi Prifti
Aktualitet Politikë E Enjte, 15 Korrik 2021 23:02
Nga Ilir Meta-
Për dekada të tëra, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka qenë në piedestal të arsimit tonë të lartë dhe kjo falë gjithë gjeneratave të profesorëve të jashtëzakonshëm, që e themeluan atë, krijuan dhe lanë pas një trashëgimi dhe traditë të shkëlqyer.
Ndaj dhe me rastin e 70-vjetorit të themelimit të këtij Universiteti, pata sot kënaqësinë të vlerësoja pesë prej themeluesve të Katedrës së Mbrojtjes së Bimëve, profesorët dhe shkencëtarët e shquar Burhan Çelo, Luigjina Kodheli, Athanas Stani, Teki Kaltani dhe Meropi Prifti, personalitete frymëzuese për brezat e rinj, që aspirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm shkencor të bujqësisë shqiptare.
Bujqësia është një nga sektorët me potenciale të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare, që meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje edhe si një mundësi për të forcuar lidhjen me zonat tona, rikthyer shpresën dhe ndalur shpopullimin e dhembshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore.

KOHA JONË SONDAZH