Presidenti dekreton datën: Zgjedhjet lokale më 21 qershor
Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, presidenti Bujar Nishani ka zyrtarizuar datën 21 qershor, si ditën që do të mbahen zgjedhjet vendore.
Nishani e ka zyrtarizuar dekretin pak pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që zgjedhjet e ardhshme të bëhen me hartën e re territoriale.
“DEKRET
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE
PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 21 qershor 2015.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8844
Tiranë, më 15.12.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI”, thuhet në dekretin e publikuar në faqen e Presidencës.
KOHA JONË SONDAZH

