Presidenti dekreton ministren e re të Financave, Anila Denaj
Presidenti Meta dekretoi sot emërimin e znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Anila Denaj zëvendëson në këtë detyrë Arben Ahmetajn.
Gjithashtu, po sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Besa Shahinin si ministre të Arsimit dhe Sportit. Shahini zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.
Gjithashtu kreu i shtetit ka dekretuar emërimin e Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës Dhe Energjisë, e cila zëvendëson Damian Gjiknurin.
Në faqen zyrtare të Presidencës është publikuar edhe dekreti i Elva Margaritti, si ministre e Kulturës, e cila zëvendëson Mirela Kumbaron.
Ndërkohë, Presidenti nuk është shprehur ende sa i takon ndryshimeve në ministrinë e Jashtme. Presidenti nuk ka firmosur shkarkimin e Ditmir Bushatit për t’i hapur rrugë më pas qëndrimit që do të mbaj në lidhje me propozimin e Gent Cakajt.
D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6172 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 17 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Anila Denaj, emërohet ministër i Financave dhe Ekonomisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11041
Tiranë, më 09.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
KOHA JONË SONDAZH

