Presidenti dekreton qeverinë ”Rama 3”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar qeverinë ”Rama 3”. Kreu i shtetit ia ka nisur dekretet Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu vendimi i Presidentit vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i ktheu përgjigje në lidhje me verifikimin e ministrave, duke thënë se për asnjë nga 16 emrat e propozuar nga Edi Rama nuk ka të regjistruar ndonjë hetim penal nga prokuroritë e vendit.

Me mandatimin e kryeministrit dhe dekretimin e qeverisë së re nga presidenti, Rama tashmë i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin qeverisës dhe emrat e ministrave parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dekreti

Kabineti i ri qeveritar

Kryeministër-Edi Rama

Zëvendëskryeministri-Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën-Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes-Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë-Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme-Bledi Çuçi

Ministri i Financave-Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën-Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë-Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit-Evis Kushi

Ministri i Kulturës-Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë-Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit-Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali-ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali-ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi-ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi-ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?