Presidenti dekreton shkarkimin e Canit
Vetëm pak orë pasi mbërritën në zyrën e tij kërkesat e Kryeministrit, Presidenti Bujar Nishani ka vendosur shkarkimin e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe të atij Arben Ahmetajt nga detyrat që mbanin.
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
Dekretoj
Neni 1
Zoti Shkëlqim Cani, ministër i Financave, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e z. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
Dekretoj
Neni 1
Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shkarkohet nga kjo detyrë.
KOHA JONË SONDAZH

