Presidenti: Engjëll Agaçi po saboton Gjykatën Kushtetuese nga frika e PPP-ve
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar te ABCnews këtë të hënë se personi që mban të bllokuar Gjykatën Kushtetuese për interesa personale dhe të Qeverisë është Engjëll Agaçi.
Agaçi është sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë ose njeriu numër dy në Qeveri. Agaçi punon në hije dhe nuk pëlqen publicitetin, por pa kaluar nga firma e tij nuk bëhet asgjë në kryeministri.
Ilir Meta e akuzoi Engjëll Agaçin si njeriu që kërkon e lufton të fusë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese për arësye se ka firmosur PPP, koncensione etj dhe se një ditë këto do marrin ndëshkim nga drejtësia pas 25 prillit 2021.
“Ëngjëll Agaçi që kontroll reformën në drejtësi do të bëjë cdo gjë që të ketë një Gjykatë Kushtetuese në kontrollin e tij sepse është përgjegjësi kryesor për të gjitha PPP-të dhe shkeljet e qeverisë dhe të gjitha vonesat që kanë ardhur për shkak të bllokimit të KED-së në të kaluarën dhe lojërave të ish-kryetarit të KED-së. Agaçi kontrollon të gjitha institucionet që vonojnë apo skualifikojë, apo për të pasur në kontroll anëtarët, që Presidenti të jetë i detyruar që të zgjedhë ato që do i lerë Ëngjëll Agaçi. Po të ishte bashkëpunuar sikur ka kërkuar presidenti nuk do të kishte ngelur Shqipëria një ditë pa Gjykatë Kushtetuese, tani prioriteti janë zgjedhjet, pas zgjedhjeve parlamenti i ri do të verifikojë cdo gjë dhe kush ka bërë krime edhe në raport me Kushtetuesen do të mbajë përgjegjësi”,- tha Presidenti Meta.
Mësohet se kryeministri Rama duke e ditur se zgjedhjet do ti humbasë thellë nuk ka firmosur prej shumë muajsh vendime që nesër ta kapë drejtësia.
Zv/kryeministri Braçe dhe sekretari i përgjithshëm Agaçi janë dy njerëzit me firmë, ndonëse dihet se pas tyre mbetet kryeministri Rama.