Presidenti gjerman në Kuvend: Shqipëria e palëkundur dhe e pozicionuar krah vlerave europiane
Presidenti Federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier pas konferencës së përbashkët të zhvilluar me presidentin Bajram Begaj, në Presidencë ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin shqiptar.
Kreu i shtetit gjerman tha se 30 vite pas diktaturës së tmerrshme, Shqipëria ka bërë përpjekje për të ecur përpara dhe se është e palëkundur dhe e pozicionuar krah vlerave europiane.
“Vendi juaj vazhdon të ndërmarrë përpjekje për anëtarësimin në BE. Shqipëria është e palëkundur dhe e pozicionuar krah vlerave europiane. Ju mund të jeni model edhe në Europë dhe në vendin tim. 30 vite pas traumës së diktaturës, vendi juaj është në skenën ndërkombëtare. Ju bashkëpunoni ngushtësisht me partnerët tuaj”, ka thënë ndër të tjera presidenti gjerman.