Presidenti gjerman viziton edhe Beratin, Steinmeier: Mikpritje fantastike

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, vizitoi qytetin e Beratit.

Ambasada gjermane shkruan se presidenti Steinmeier gjatë vizitës pati mundësinë që të njohë nga afër historinë dhe kulturën shqiptare dhe të krijojë një përshtypje mbi shtrirjen e Bashkëpunimit gjermano-shqiptar për Zhvillim. Xhamia Mbret dhe Teqeja e Helvetive ishin ndalesa e parë në qendrën historike të qytetit; ata vizituan më pas edhe Kalanë e qytetit.

“Nuk mund ta imagjinoja një mbyllje më të mirë të udhëtimit tim në Ballkanin Perëndimor se të vizitoja qytetin e mrekullueshëm të Beratit. Faleminderit për ushqimin e mrekullueshëm dhe mikpritjen tuaj fantastike”, shkruan presidenti gjerman në librin e përshtypjeve të restorantit ku drekoi.

SHKARKO APP