Presidenti i Asamblesë së NATO-s, apel nga Tirana: Paqe, në vend të luftës

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, në fjalën e mbajtur në hapje të seancës plenare të hënën tha se Shqipëria nga momenti i anëtarësimit në Aleancë ka lënë shenjën e saj dhe në shumë aspekte i ka kapërcyer mundësitë për të kontribuar në mbrojtjen e përbashkët.

“Takim i parë i AP-së në Tiranë shënon një gur të rëndësishëm, si për ne ashtu dhe për Shqipërinë, dhe është një mundësi për të festuar transformimin shumë të madh që i ka bërë të mundur Shqipërisë anëtarësimi në Aleancë, e cila që nga ajo kohë ka lënë shenjën e saj dhe në shumë aspekte i ka kapërcyer mundësitë për të kontribuar në mbrojtjen e përbashkët”, deklaroi Presidenti Turner në fjalën e mbajtur në ditën e tretë të punimeve të sesionit të pranverës të AP-së, që po mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Ai theksoi rëndësinë e këtij takimi për të kuptuar rolin e NATO-s në këtë pjesë të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Ballkanin Perëndimor ne ia kemi dalë t’i japim fund dhunës dhe të imagjinojmë e të ofrojmë një tjetër të ardhme për rajonin. Në vend të luftës dhe ndarjes ne kemi ofruar paqe dhe pajtim”, tha Presidenti i AP-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga fundi i vitit besojmë se nga ky rajon do të kemi një tjetër anëtar në NATO, Malin e Zi, i cili ndan vizionin e vet dhe është përgatitur për ta mbrojtur këtë rol në mbështetje të paqes dhe sigurisë.

Turner theksoi se Asambleja e NATO-s ka qënë një avokat i fortë për futjen e Malit te Zi ne Aleance, ndërsa  Shqipëria duhet të falenderohet për rolin e saj mbështetës.

“Mezi presim që Malin e Zi ta kemi mes nesh. Zgjerimi i NATO-s sjell shumë përfitime, si për anëtarët e rinj ashtu dhe për ata të vjetër, ky proces zgjeron zonën e paqes dhe na bën më të fortë në trajtimin dhe përballimin e sfidave të sigurisë. Ky zgjerim nuk kërcënon askënd. NATO është një aleancë mbrojtje dhe vendet e saj janë anëtarë të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar. Zgjerimi i NATO-s na kujton ne si komunitet çfarë parimesh dhe vlerash kemi, theksoi Presidenti i AP-së.

Me tej, ai nënvizoi rëndësinë e pikëpamjeve të përbashkët ndaj kërcënimeve dhe gatishmërisë politike për të vepruar bashkarisht.

Sa i takon marrëdhënies së NATO-s me Rusinë, Turner megjithëse nënvizoi rëndësinë e dialogut me të, në shmangien e keqkuptimeve, po ashtu tha se në çdo rast ai (dialogu) nuk është strategji ndaj agresionit. Për këtë qëllim, Presidenti i AP-së e vuri theksin tek rritja e pranisë së Aleancës në Lindje.

Zyrtari i lartë i Asamblesë i kushtoi mjaft rëndësi shtimit të buxheteve nga vendet anëtare, në përballimin e sfidave të sigurisë globale.

Sfidat e sotme nuk do zhduken për pak kohë, theksoi Turner, por ne na duhet të bëjmë më shumë sa i takon rritjes së buxheteve, duke sheshuar mungesën e balancave në këtë drejtim mes shteteve anëtare të Aleancës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?