Presidenti i Azerbajxhanit pret Ramën: Gati bashkëpunimi për sektorin e energjisë dhe tregtisë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka dhënë detaje për takimin që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se kanë diskutuar për bashkëpunimin në sektorin e energjisë si edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare.

“Vizita dëshmon nivelin e lartë të dialogut politik mes vendeve tona, jemi takuar shumë herë, kemi komunikuar dhe po kështu edhe gjatë aktiviteteve ndërkombëtare kemi shfrytëzuar mundësinë për tu takuar me njëri-tjetrin.

Do shkëmbejmë informacion dhe do flasim për rritjen e qarkullimit tregtar, po kështu do flasim edhe për bashkëpunim në sektorin e energjisë. Prej një viti jemi bërë eksportues i gazit natyror drejt Europës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme. Jemi në një ekip vendesh që kanë zbatuar me sukëss këtë projekt historik duke pasur parasysh rëndësinë e gazsjellësit transatlantik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial për tu rritur. Po zhvillojmë takime për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë, është pjesë mjaft e madhe e agjendës sonë dypalëshe. Ajo ç’ka është në proces bisedimesh do sjell zhvillime të reja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?