Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert nesër në Tiranë
Më datën 22 prill 2016 Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite Prof. Dr. Nobert Lammert do të zhvillojë bisedime dypalëshe me homologun e tij, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe do të pritet ne takime të vecanta nga Presidenti i Republikës Nishani dhe Kryeministri Rama.
Në kuadër të kësaj vizite Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
Prof. Dr. Lammert do të marrë pjesë gjithashtu në Konferncën “25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri” të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra shqiptare për Zhvillim dhe Integrim të Qendrueshëm.
Ja njoftimi i zyres se shtypit te Kuvendit
Presidenti i Bundestagut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert do të mbajë nesër (e premte, 22 prill) një fjalë përshëndetëse në sallën e Seancës Plenare në orën 09:20 dhe më pas do të ketë një takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit në orën 09:45.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Prof. Dr. Lammert do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” me temën “25 vjet parlamentarizëm demokratik në Shqipëri”, që zhvillohet në orën 10:30 në Hotel Sheraton.
I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.
Ftohet media të jetë e pranishme.
KOHA JONË SONDAZH

