Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë, Rama: Videokartolinat e një dite të bukur miqësie
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Al Nahyan u dekorua nga kryeministri Rama me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një nga vlerësimet më të larta të shtetit shqiptar. Ky nderim u akordua për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, si dhe për kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.
Në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ndau pamje nga vizita, duke e cilësuar si “videokartolina e një dite të bukur miqësie”. Kjo shënon vizitën e dytë zyrtare të Presidentit Al Nahyan në Shqipëri. Presidenti Al Nahyan, në një postim të mëparshëm në rrjetet sociale, theksoi se takimi me kryeministrin Rama kishte në fokus forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.
KOHA JONË SONDAZH

