Presidenti i Gjermanisë vizitë zyrtare në Shqipëri, zbardhet agjenda e takimeve
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut.
Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces. Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE. Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjmi ndaj BE-së. Në raportin e progesit në teteor Komisioni Europian konstatoi për Shqipërinë një „nivel të mesëm” të stadit të përgaitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj do ta presë presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Pesidencë me nderime ushtarake. Pas bisedës të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi. Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Eshtë parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Presidenti gjerman Steinmeier do të qendrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.DW